Sot me kamerën tonë kemi filmuar gjendjen aktuale të stolave të parkut dhe të shëtitores. “Stolat në Park” më kujton filmin me aktoren e njohur lushnjare Pavlina Mani. Por gjendja e stolave të parkut tonë të cilët presin dhe përcjellin qytetarët prej vitesh nuk ka asnjë gjë romantike, përkundrazi janë në një gjendje shumë të keqe.

Parku i qytetit është një hapsirë e gjelbër ku banorët dalin për të marrë ajër të pastër, për të bërë një shëtitje në shëtitoren pranë tij, është një vend pushimi dhe argëtimi për pensionistët që luajnë domino ose shah ulur në stolat e tij dhe një vend ku fëmijët luajnë në hijet e pemëve edhe në ditët e nxehta të verës.

Stolat e parkut dhe të shëtitores janë kalbur për shkak të kushteve atmosferike, gozhdët e dala të tyre po kthehen në kërcënim për qytetarët që duan të ulen, janë mbushur me plehra, nuk janë të lyer me bojë dhe prishin pamjen e qytetit.

Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së bashkisë, e ka për detyrë të kujdeset për këto ambiente publike të cilat duken shumë të lëna pas dore.

Por nuk duhet të anashkalojmë që herë pas here ka edhe raste të dëmtimit të stolave nga qytetarë të ndryshëm,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds