Zjarri masiv qẽ pērfshiu zonẽn e Pishporos në Fier , verën e kaluar ka qënë shtysa kryesore për organizimin e aktivitetit “ Stërvitja funksionale Pishë Poro 2024”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e pallatit të sportit “ Apolonia” në kuadër të projektit RESEAL, financuar nga qeveria e Suedisë, qeveria e Portugalisë dhe qeveria shqiptare me mbështetjen e UNDP. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, Haki Çako i cili në prononcimin e tij për mediat u shpreh se kjo stërvitje ka për qëllim testimin e roleve dhe përgjegjësive të institucioneve dhe strukturave pjesëmarrëse për menaxhimin koordinimin dhe ndërveprimin midis tyre.
Çako u shpreh gjithashtu se Shqipëria është një vend i prirur ndaj fatkeqësive natyrore ndaj duhen përforcuar masat për parandalimin dhe përballimin e rrezikut. Kujtojmë se zjarri i vjetshëm disa ditor rrezikoi edhe zonën e banuar.