Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjerë të akuzuar. Po ashtu janë përcaktuar dhe akuzat për gjithsecilin, si dhe përfshirjen në skemën korruptive.

AKUZAT
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

1.Ilir Beqaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25, të Kodit Penal;

2.Klodian Rjepaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 143/2, 3, 186/3-25 dhe 248-25, të Kodit Penal.

3.Ilir Rrapaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143/2, 3, të Kodit Penal.

4.Marsela Serjani, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

5. Saimir Kadiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

6.Petref Mersini, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

7.Arben Gjata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

8.Genc Burazeri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

9.Naile Ajazi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

Procedimi penal nr.13, është regjistruar në datën 13.01.2020, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncesion “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds