Bregdeti i Darëzezës në Fier, është kthyer këtë të shtune , në një pistë garash me kuaj. Aktiviteti është zhvilluar për të pestën herë me pjësëmarrës nga e gjithë Shqipëria. Gara e cila u zhvillua me pjesëmarrjen e 5 ekipeve , të cilët garuan në stil të lirë , në nje gjatësi prej 5 km , është ndjekur me mjaft interes nga dhjetra shikues të ardhur jo vetëm nga Fieri , por edhe zonat përreth. Në këtë garë shpejtësie fitues u shpall Antonio Gjini i cili u shpreh mes emocionesh se ky sport duhet të marrë më shumë vëmendje në vendin tonë.
Organizatorët Bekim Toro dhe Saimir Kajoshi pohuan me keqardhje se ky sport me qindra dashamirës në vendin tonë , nuk po merr vëmëndjen e duhur dhe është tërësisht jashtë vëmëndjes së Ministrisë së Sportit .
Ndërkohë e vecanta e kësaj gare ishte pjesëmarrja e një konkurenti 12- vjecar Roan Kallbaqi i ekipit durrsak , i cili është tepër i apasionuar për sportin e hipizmit.
Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një federatë të mirëfilltë , hipodrome dhe ambiente të përshtatshme jamë shprehur njëzëri garuesit , pasi do të tërhiqte jo vetëm pasionantët e hipizmit , por edhe turistë të shumtë.