Sot në orën 10.00 iu dha lamtumira e fundit Klajdi Bitrit, djalit të ri lushnjar që humbi jetën të dielën, në orën 17.00 në Ancona të Italisë duke mbrojtur shokun e tij italian. Kortezhi u nis nga shtëpia e tij në lagjen “Xhevdet Nepravishta” i shoqëruar nga familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë.
Ngushëllime shprehën edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe stafi i saj, deputeti i Lushnjës i Partisë Socialiste Bujar Çela.
Zoti Balla siguroi familjarët që do ta ndjekë çështjen e vrasjes së Klajdi Bitrit nga algjeriani Fetah Melloul, i cili ndodhet tashmë në burg.