Sot u zhvillua provimi me zgjedhje që është edhe i fundit për 677 maturantët e Lushnjës dhe të gjithë maturantët e vendit rreth 28 mijë. Ata iu nënshtrohen testit të provimit me zgjedhje në 144 qendra të provimit të ngritura në gjithë vendin, nga këto Lushnja ka 4 qendra.
Provimi nisi në orën 10 të mëngjesit dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta. Edhe sot pas fillimit të testimit dolën përgjigjet e provimit.
Deri më tani janë zhvilluar tre provime të Maturës Shtetërore 2024, Gjuha e Huaj; Gjuha Shqipe e Letërsia; dhe Matematika.
Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e Gjuhës së Huaj, tashmë janë bërë publike, kështu këtë testim e kryen në total 26616 maturantë.
952 maturantë kanë ngelur pasi morën notën 4 , ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10, duke rezultuar ekselentë.
Edhe rezultatet për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë që konsiderohet një ndër më të vështirët për nxënësit dolën sot