Regjistrimet e nxënësve në klasë të parë dhe të dhjetë po bëhen nga platforma e-Albania. Një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit u përfshinë të gjitha shkollat e vendit. Drejtorja e Shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” Elizabeta Metushi thotë se kjo praktikë pune ka shmangur popullimet në shkolla nga familjarët gjatë regjistrimit të fëmijëve dhe ka zgjidhur problemin e dokumentave se gjenden elektronikisht. Sot është dita e fundit e registrimit online.

Përgatitjet për vitin e ri shkollor që fillon në 11 shtator kanë vëmendjen tonë kryesore vazhdon zonja Metushi. Ambientet bashkëkohore dhe stafi pedagogjik i kualifikuar nxisin zhvillimin e potencialit të nxënësve, pasi ne duam më të mirën për nxënësit tanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds