Dita e sotme përmblodhi me intervale të shkurtra të katër stinët e vitit. Herët në mëngjes moti ishte me vranësira dhe era frynte e lehtë por e ftohtë, mund ta ngatërroje lehtësisht me një mëngjes vjeshte, rreth orës 8 filluan reshjet e shiut dhe moti u ftoh si në ditët e para të dimrit, në orën 12 doli dielli edhe u rritën temperaturat tamam për stinën e verës që po kalojmë, por pasditja me vranësira na kaloi në një ditë tipike pranvere.

Ndryshimi drastik i motit përveç vështirësisë në veshje, ndikon në shëndet duke u bërë shkaktare e virozave të ndryshme sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.. Gjithashtu sipas ekspertëve  ndryshimi i klimës ka efekte të mëdha dhe të habitshme në shëndetin mendor.

Një pjesë e qytetarëve ankohen se po përballen me dhimbjekoke ose humbje të vetëdijes.

Mjekët rekomandojnë konsum të shtuar të ujit, frutave dhe perimeve.

Ndërkohë sipas sinoptikëve temperatura të ulëta nuk do të ketë më. Nga e enjtja temperaturat do të jenë verore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds