Vera përveç nxehtësisë sjell edhe emigrantët nga vendet e tjera të kalojnë pushimet në Shqipëri. Emigrimi i të rinjve, familjeve dhe profesionistëve ka qënë kryetemë bisedash gjatë viteve, por sidomos në vitin 2022 pasi viti 2022 ka njohur ntensitetin më të lartë të emigrimit krahasuar me vitet e tjera. 38.3% e shqiptarëve ndjehen të pasigurtë në jetën e përditshme dhe dëshirojnë të largohen nga vendi sipas sondazhit “Besimi në qeverisje” të vitit 2022. Arsyet për të shkuar në një shtet tjetër ishin për një jetë më të mirë, gjetja e një pune dhe mundësi profesionale. Korrupsioni dhe mungesa e dtejtësisë në Shqipëri ishin ishin arsyet e rjera që dhanë të anketuarit për largimin nga vendi. 76.2% është besimi tek NATO dhe 71% tek Bashkimi Evropian, ndiqen nga Institucionet Fetare si më të besuara, nga Forcat e Armatosura dhe Institucionet Arsimore. Në fund të listës janë Partitë Politike me 29.5% të shprëhur nga qytetarët. Parlamenti ka mbledhur 33.8%, Prokuroria 35.2% dhe Gjykata 36.2% duke u renditur si institucionet më pak të besuara për vitin 2022. 38.1% i shikonin ato shumë të ndikuara nga interesat politike. 76.5% e shqiptareve e konsiderojnë korrupsionin e nivelit të ulët si shumë të përhapur krahasuar me 79% e që kanë këtë mendim për korrupsionin e nivelit të lartë. Shqiptaret vlerësojnë Qeverinë me 50% dhe Bashkitë me 60% si jo transparente. 5 institucionet që u renditën më të korruptuarat në vitin 2022 ishin Gjyqsori i ndjekur nga Kujdesi Shëndetësor, Administrate Publike, Institucionet Vendore dhe Policia. Pyetësori i sondashit IDM i ruan të pandryshuara pyetjet kryesore që prej vitit 2013. Sondazhi i vitit të kaluar përfshiu 2500 pjesëmarrës nga 61 Bashki të vendit.