Ditën e sotme një grup i Krimit Ekonomik të Durresit kanë mbërritur pranë kompanisë turke Kurum në Elbasan për të hetuar mbi skandalin e eksporteve të mbetjeve te rrezikshme.

Pritet që në Kurum të mbërrijne edhe prokurorët e Durrësit të cilët po ndjekin këtë çështje. Ata do të njihen me dokumentacionin dhe arkivat e kompanisë e cila operon në Elbasan që prej vitit 1998.

Edhe Inspektoriati i Punës ka marrë në monitorim Uzinën e Kurum, menjëherë pas lajmeve në media. Inspektoriati thotë se është në kontakt me përfaqësuesit e Kurum për këtë situatë, si dhe me sindikatën e punonjesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds