Prej më shumë se 30 vitesh fshati Panahor në Mallalastër nuk furnizohet me ujë të pijshëm duke u kthyer në shqetësimin më madhor të komunitetit. Përballë mungesës prej dekadash banorët shprehen të indinjuar se është e papranueshmë që ky element bazik në përditshmërinë e tyre të mos u ofrohet në vitin 2024, teksa ndodhen vetëm dy km mbi uzinën e Ballshit. Ata pohojnë gjithashtu se për ta siguruar ujin kanë hapur puse që jo vetëm janë të kushtueshëm për xhepat e tyre, por edhe të papijshëm , ndërsa theksojnë se për të pirë u drejtohen burimeve më të afërta në zonë të cilat janë disa kilometra larg ose e blejnë në autobotet që qarkullojnë në zonë.

Po sipas tyre mungesa e  ujit ka bërë që fshati piktoresk të  shpopullohet ndjeshëm ku nga 350 familje , në fshat kanë mbetur vetëm 50. Në këto kushte ata apelojnë njëzëri që të mos lihen jashtë vëmëndjes së investimeve dhe  në rubinetat e cesmave të tyre  pas më shumë se tre dekadash të ketë ujë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds