Qeveria ka paralajmëruar që këtë vit, pensionistët do të kenë mundësi për të tërhequr pensionet në ATM, duke shmangur radhët e gjata në postë. Kështu, pensionistët nuk do ju duhet të hapin llogari bankare ku iu mbahet komision dhe as në pikat e postës, ku do duhet të rrinë në radhë.

Synohet që përmes një karte universale dhe përmes një investimi të rëndësishëm që do bëhet në pikat e shpërndarjes, në ATM-të e quajtura ndryshe, gjatë këtij viti, çdo pensionist do të shkojë dhe të tërheqë këto para pa pasur nevojë që të shkojë në bankë dhe të hapë një llogari duke paguar edhe komisione.

Ekspertja e njohur e ekonomisë, Teuta Nunaj ka folur në media për zhvillimet e fundit për pensionistët. Si fillim, Znj.Nunaj dha lajmin se duke nisur nga data 1 prill 717 mijë të moshuar do t’i tërheqin paratë nga bankomatet.

Sipas saj, nga kjo datë të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare dhe do jenë llogari pa kosto, janë bazike, janë të detyrueshme për tu realizuar, pra duhet që të kenë kartën e bankës.

Individët që janë mbi 75 ose mbi 80 vjeç që jetojnë në zona rurale është më e vështirë dhe pa menduar për kategori që nuk kanë mundësi që të lëvizin vetë, por do autorizojnë dikë tjetër përmes një prokure.

Nga ana tjetër, Teuta Nunaj paralajmëron dhe rritje pensionesh. Sipas saj, reforma në administratën publike për rritjen e pagave, që nënkupton edhe rritje të kontributeve, do të ndikojë te rritja e pensioneve.

Nga data 1 prill të gjithë qytetarët do hapin një llogari bankare dhe do jenë llogari pa kosto, janë bazike, janë të detyrueshme për tu realizuar, pra duhet që të kenë kartën e bankës. Ne kemi mbi 700 individë që përfitojnë jo vetëm pension, por edhe ndihmë sociale.

Të gjithë ata që do përfitojnë para nga buxheti shtetit do kalojnë përmes një sistemi të tillë shpërndarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds