Sot dhe nesër është ditë zie, në shenjë nderimi dhe respekti në kujtim të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dje në moshën 88- vjeçare. Këshilli i Ministrave miratoi pasditen e djeshme dy ditë zie në nder të shkrimtarit me famë botërore.

Duke nisur nga sot, por edhe nesër, 3 korrik do jenë ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë.

Sakaq, nesër do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00.

VENDIMI
“Këshilli i Ministrave vendosi 1. Shpalljen dite zie kombëtare te martën dhe të mërkurën, përkatësisht, në datat 2 dhe 3 korrik 2024, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.
2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar ne gjysmështize.
3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore te organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tirane, ditën e mërkure, date 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri ne orën 12:30.
4. Ne orën 13:00, date 3.7.2024, ne nderim te tij të ndërpritet do veprimtari dhe të mbahet një minute heshtje.
5 Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes se homazheve dhe ceremonialit shtetëror, te transmetoje muzike funebre.
6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili ne përbërje te ketë:
Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Brendshëm; Kryetarin e Bashkisë Tirane; Drejtorin e Protokollit te Shtetit; Drejtorin e Përgjithshëm te Policisë së Shtetit; Romandantin e Gardës së Republikës se Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare; Përfaqësues nga Kabineti i
Kryeministrit; Përfaqësues nga zyra e Shtypit te Kryeministrit.
7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që te krijoje dhe te drejtoje grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative te homazheve dhe te ceremonialit shtetëror.
8. Shpenzimet e varrimit, te homazheve dhe te ceremonialit tè përballohen nga Ministria e Ekonomise, Kultures d e Inovacionit.
Ky vendim hyn ne fugi menjehere dhe botohet ne “Fletoren zyrtare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds