Sot paradite u izoluan dhe u shuan të gjitha vatrat e zjarrit në Zhamë të Lushnjës. Në shuarjen e zjarrit u angazhuan 10 mjete zjarrfikëse, forcat xheniere të ushtrisë, uniformat blu të Policisë së Shtetit si dhe banorët e zonës. Paraprakisht mendohet së zjarri ka djegur mbi 60 hektarë sipërfaqe e cila ka qënë e kultivuar me ullinj, por ndoshta bilanci është edhe më i madh.

Fatmirësisht falë masave të marra nuk janë lejuar të digjen banesat edhe pse në disa raste zjarri ka qënë deri pak metra larg tyre. Policia ka ndaluar shtetasin Ramadan Zoto si i dyshuar për zjarrvënie, ky i fundit i kishtë vënë flakën disa mbetjeve dhe zjarri i ndihmuar nga era ka bërë dëme të mëdha. Gjithçka është e djegur dhe po nis procesi i regjistrimit të dëmeve. Një komision i mjedisit në Dushk ka nisur punën në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds