Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e ka cilësuar të qëllimtë shtyrjen e seancës gjyqësore për ish-kryeministrin Berisha sot në GJKKO.
Në një dalje për mediat, Gjokutaj tha se ky proces po zvarritet qëllimisht.
“Nuk është bërë njoftimi i shtetasve Sali Berisha dhe Malltezi. Materiali ka ardhur në gjykatë ditën e premte në 15. Sot gjykata nuk kishte marrë dijeni nëse janë njoftuar apo jo palët. Kjo është taktikë e SPAK dhe GJKKO. Kjo bëhet për të zgjatur afatet, për mos t’u bërë në afatet e duhura për të zvarritur procesi. Afatet ata i kanë 6 mujor, dhe mund të marrin zgjatje. Nuk e dimë, por seanca pasardhëse është regjistruar në 11 korrik. Nuk ishim vënë në dijeni më parë, pasi këta veprojnë si kokë autonome dhe veprojnë kur të duan, sipas direktivës. Ne kemi kërkuar ndryshim të masës dhe do të kërkojmë. Nëse do të bëni një analizë të thjeshtë,m ne që kërkojmë zëvendësimin e masës për arsye shëndetësore, por mungon çështja në thelb. Këta nëse e zgjasin apo jo afatin, një çështje që nuk ka një fabul, nuk ka asnjë sens që të zgjatet çështja, por duhet të pushohet. Është marrë një vendim për kryerjen e ekspertimit, tani të presim, të shikojmë.”, tha ai.