Stina e verës ka sjellë përveç temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve.Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste, 4 prej të cilëve janë pickuar nga merimanga se zezë dhe 6 nga gjarpëri dhe nëpërka. Sipas mjekut toksikolog Lulëzim Banushaj në spitalin Rajonal Fier rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastrës e Roskovecit, ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi. Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja. Mjeku toksikolog Banushaj ka shpjeguar se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insteketeve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar.
Mungesa e dezinsektimit dhe temperaturat e larta kanë sjellë shtim të insekteve dhe zvarranikëve, duke u kujtuar fermerëve kujdesin e shtuar që duhet të tregojnë për të shmangur pickimet.
