Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar numrin e pacientëve të cilët kanë pësuar pickime nga insekte të ndryshme por edhe kafshime nga zvarranikët në urgjencën e spitalit Rajonal në Fier. Përsa i përket rasteve me humbje jete nga përdorimi i fostoksinës për këtë vit ka pasur vetëm 3 .
Sipas mjekut toksikolig të spitalit Rajonal Fier Lulzim Banushaj, në këtë periudhë jo vetëm është shtuar numri i vizitave por edhe ai i shtrimeve pasi helmi i insekteve apo zvarranikëve ka qënë më i fortë, si pasojë e rritjes së tenperaturave dhe është dashur ndjekje nga afër e pacientëve teksa ka theksuar se nuk ka pasur raste fatale por vetëm raste të rënda.
Mjeku Banushaj ka pohuar gjithashtu se janë regjistruar 10 raste nga kafshimet e nepërkave dhe gjarpërinjëve dhe 5 raste nga insekte si akrep e “vejusha e zezë”.
Banushiaj ka shtuar se nga temperaturat e larta problem mbeten përdoruesit e alkoolit dhe drograve, ata kalojnë në koma nga overdozat apo sasitë e larta të alkoolit që konsumojnë madje ka patur raste dhe me humbje jete.
Mjeku Banushaj apelon se të gjithë ata që punojnë kryesisht në ara të kenë kujdes e të përdorin mjete mbrojtëse si çizme dhe doreza ,ndërsa ata që janë përdorues të alkoolit e drograve të mos konsumojmë por dhe të kenë kujdes se kalojnë më lehtë në overdozë.
Mjeku ka pohuar se duke e krahasur me një vit më parë ka pasur më pak raste me pacientë të vetëhelmuar, vetëm 3 raste me vdekje , nga përdorimi i fostoksinës dhe medikamenteve (mbi dozë). Edhe për këto raste mjeku ka pohuar se duhet të tregohet kujdes duke mos i lënë medikamentet në duart e të sëmurit .