Rasti i vdekjes së të miturit në spitalin e Lushnjes i cili ishte i “braktisur” nga nëna e tij pas divorcit që ajo kishte pasur me bashkëshortin duke e lënë në kujdestarinë e prindërve të saj, avokat Ervis Goxhaj anëtar i dhomës së avokatisë Fier, ka pohuar se raste të tilla janë shtuar së fundi në gjykatën e juridiksionit të Fierit ndërsa thekson se kjo është një vepër penale.
Avokati Goxhaj ka pohuar gjithashtu se në të tilla raste kur prindërit janë divorcuar dhe njëri prej tyre ose të dy largohen jashtë shtetit , kanë përgjegjësi ligjore ndaj duhet ti marin me vete fëmijët e mitur duke përmendur edhe rast konkret në qytetin e Fierit.
Ky është një fenomen i shtuar së fundi ka thënë Goxhaj, teksa ka theksuar se papërgjeshmëria e prindërve për të rritur dhe edukuar fëmijët e mitur , di dhe për t, iu përgjigjur detyrimeve ligjore , gjë e cila po ndodh edhe tek prindërit intelektualë.