Letra drejtuar organit ekzekutiv të BE-së u nënshkrua nga 14 nga 27 vendet anëtare të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, si dhe tre vende nga zona europiane e Shengenit pa pasaporta – Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni.
Ai vjen pasi një trend zgjedhjesh në të gjithë BE-në tregoi dominimin nga cështja e emigracionit, e dëshmoi shenja të qarta mbështetjeje për partitë që bëjnë thirrje për kontrolle më të ashpra
“Mesazhi kyç për të cilin të gjithë bien dakord është një sinjal i qartë për Komisionin, se na nevojitet një sistem më i rreptë me detyrime më të qarta për bashkëpunim nga të kthyerit dhe më pak interpretim nga Gjykata Europiane e Drejtësisë,” thotë një diplomat nga njëri prej vendeve firmëtare.
Emigracioni pritet të jetë në krye të axhendës së liderëve të BE-së kur ata të takohen për bisedime më 17-18 tetor, pasi Gjermania rivendosi kontrollet e përkohshme kufitare muajin e kaluar. Kryeministri francez Michel Barnier ka lënë të kuptohet se Parisi po mendon të marrë masa të ngjashme.
Qeveria gjermane e ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj emigracionit pas një rritjeje të numrit të emigrantëve dhe një shtimi të mbështetjes për opozitën e djathtë dhe konservatorët.
Në letër kërkohet vec të tjerash që Komisioni të propozojë një ligj të ri i cili do të diktonte qartë se një vend mund të ndalojë një emigrant të parregullt që paraqet rrezik për sigurinë kombëtare – opsion ky që është diskutuar që nga viti 2018, por ende nuk është miratuar.