Një 52-vjeçar shqiptar, i dënuar për pedofili pas përdhunimit të një 15-vjeçareje në vitin 2015, nuk mund të depërtohet nga autoritetet angleze.

Shqiptari i identifikuar nga mediat britanike si Gjin Gjergji, fitoi në Angli statusin e refugjatit, duke paraqitur dokumente të rreme dhe duke deklaruar se ishte me shtetësi kosovare dhe po largohej nga lufta në vitin 2000.

Në vitin 2015, Gjergji rrëmbeu një 15-vjeçare në rrugë dhe e çoi në makinën e tij. Më pas e dërgoi në një rrugë të qetë ku edhe e përdhunoi.

Për krimin ai mori dënimin me 6 vite burg.

Zyra e Emigracionit, pas mbarimit të dënimit, ndërmori hapin për të verifikuar të dhënat e tij. Ku edhe konkluduan se në të vërtetë 52-vjeçari ishte me shtetësi shqiptare dhe kishte mashtruar autoritetet.

U kërkua depërtimi i tij në Shqipëri, por kjo u hodh poshtë me një vendim gjykate, i cili pretendonte se ishte e padrejtë që pas 20 vitesh me statusin e azilantit, 52-vjeçarit t’i hiqej ky titull.

DailyMail ka kontaktuar me Gjin Gjergjin i cili nuk ka kursyer ironitë teksa foli me gazetarët.

Ai tha se është i lumtur që ndodhet në Angli dhe se nuk mundtë kthehej në vendin e tij pasi atje ka shumë njerëz të këqinj.

“Unë jam mirë, nuk kam asnjë shqetësim këtu. Erdha në Britani sepse doja një jetë më të mirë dhe e gjeta. Më pëlqen këtu. Kam të drejtë të jetoj në Britani, kam një familje këtu. Vendlindja ime është e rrezikshme, ka njerëz të këqinj atje”, tha ai.

Pavarësisht kësaj deklarate, media britanike mëson se 52-vjeçari ai planifikon të vizitojë nënën e tij të moshuar dhe të afërmit e tjerë në Shqipëri sapo të arrijë pasaporta e tij e re në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjin Gjergji

Ndërkohë në lidhje me përdhunimin e të miturës në 2015, Gjegji shprehet se mendoi se 15-vjeçarja ishte një punëtore seksi.

“Gjithçka ka përfunduar tani,” këmbënguli ai, duke thënë se kishte vuajtur dënimin e tij me burg. “Çfarë doni më shumë?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *