SPAK në bashkëpunim me autoritetet amemrtikane, ka goditur një grup të strukturuar kriminal që u mundësonte shtetasve shqiptar kalimin në SHBA përmesë dokumenteve të falsifikuara. Në burg është dërguar shtetasi L.M, I cili dyshohet se ishte edhe personi kyç që kryentë këtë trafik, ndërsa 4 persona të tjerë, E.M, G. C, T.M dhe B.C gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
SPAK ka arritur të zbardh të gjithë skemën, ku personat e interesuar për të emigruar në SHBA, kontaktonin me perosnin me inicialet L. M, e pasi paguanin shumën që varjonte nga 20 deri në 45 mijë dollarë, brenda 20 ditëve u mundësohej udhëtimi për në SHtetet e Bashkuara të Amerikës. Linja e ndjekur nga Trafikantët ishte fillimisht Shqipëri Itali apo Shqipëri- Spanjë, kur priteshin nga një tjetër person për tu transportuar më pas për në Meksikë nga ku kalonin edhe kufirin për tu futur në SHBA.
I arrestuari i siguronte qytetarëve pasaporta dhe viza të falsifikuara me gjeneralitete të personave të tjerë, të cilat përdoreshin në kufirin e Meksikës. Gjatë hetimeve për këtë grup, Byroja Kombëtare e hetimit ka zbuluar dhe një tjetër aktivitet të paligjshëm nga efektivët e policisë së hanit të Hotit. Dy efektivë Policie janë zbuluar se merrnin shuma të konsiderueshme parashë për të lejuar kalimin e qytetarëve që kishin shkelur rregullat e Shengenit. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe afro 18 mijë euro në kartmonedha të ndryshme, që dyshohet se ishin siguruar nëpërmjet aktivitetit kriminal.