Një sëmundje jo e panjohur për bagëtitë ka sulmuar rajonin e ballkanit. Murtaja e deleve dhe e dhive ka goditur Greqine dhe Rumanine këtë sezon.
Shqipëria ka vendosur ndalimin e importit të kafshëve dhe ngritjen e postblloqeve me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Veterinar në akset nacionale kjo si pasoje e rasteve të konfirmuara të murtajës së deleve dhe dhive në Greqi e Rumani.
Autoritet përkatëse shprehen se masat e marra synojnë të ndalojnë përhapjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël, një sëmundje kjo që sjell dëme të konsiderueshme për ekonominë blegtorale. Theksojmë se semundja nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve por përhapet me shpejtësi në tufat blegtorale.
Deri tani nuk është kontaminuar asnjë rast i murtajës, dhe masat e marra kanë pasur rezultat mjaft të mirë , të paktën deri më tani. Eshte bërë e mundur më urdhër të ministrit ndalimi i importit nga vendet si Rumania dhe Greqia të cilat e kanë të shfaqur tashmë këtë sëmundje .
Asnjë dhi apo dele nga Greqia nuk do të hyjë në Shqipëri deri në daljen e një urdhëri të dytë, ky ndalim po bëhet për të parandaluar përhapjen e murtjës së bagëtive e cila është aq agresive sa mund të zhdukë të gjithë tufën, për t’i paraprirë situatës nëse një blegtor dyshon se bagëtia e tij e imët është prekur nga kjo sëmundje duhet të telefonojë menjëherë shërbimin veterinar.
Janë ushtruar masat në pikat doganore dhe gjithashtu janë kryer të gjitha përgatitjet për parandalimin nëse do të vërehet një rast i verifikuar i murtajës së të imtave.
Sipas udhëzimit të ministrit, kafshët që rezultojnë të prekura nga murtja ato duhet të asgjësohen menjehrë dhe mishi i tyre nuk duhe të konsumohet për të parandalur përhapjen e murtajës tek tufat e reja.