Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën. Sipas OBSH, ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në botë çdo vit.
Sipas Monitor, vendi ynë renditet i shtati në Europë për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në raportin për Cilësinë e Ajrit për vitin 2023, ndërsa në botë renditet e 60-ta. Përqendrimi mesatar vjetor i grimcat e imta është 16.7, duke tejkaluar trefishin e kufirit të vendosur nga OBSH. Vetëm 9% e 7812 qyteteve të marra në studim plotësonin standardin e OBSH-së, i cili thotë se nivelet mesatare vjetore të grimcave të imta nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub.
Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit përkeqëson shumë kushte shëndetësore, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në astmën, kancerin, goditjen në tru dhe sëmundjet e mushkërive. Ekspozimi ndaj niveleve të larta të grimcave të imëta mund të dëmtojë zhvillimin kognitiv te fëmijët, duke çuar në probleme të shëndetit mendor dhe komplikime të sëmundjeve ekzistuese, duke përfshirë diabetin.