Sipas të dhënave zyrtare në institucionet e vuajtjes së dënimit, ndodhen mbi 5 mijë e 670 shtetas, 59% e të cilëve të paraburgosur, një shifër kjo mbi 30% mbi mesataren europiane. Shifra këto që kanë shqetësuar grupime shoqërore që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe  Avokatin e Popullit. Gjithashtu  Këshilli i Europës e veçoi këtë problem dhe u rekomandoi autoriteteve marrjen e masave për ta zgjidhur.

Për njohës të këtyre zhvillimeve këto statistika e vendosin Shqipërinë në fund të vendeve në rajon dhe Europë për numrin e lartë të personave të paraburgosur, në raport me popullsinë e burgjeve në tërësi, si dhe pasqyrojnë në mjaft raste probleme në cënimin e lirisë së personit, pasi ai prezumohet i pafajshëm, por praktikisht është në burg. Mjaft juristë mendojnë se masa e sigurisë “arres me burg” është e fundit që duhet aplikuar dhe se kjo situatë është krijuar nga keqzbatimi i ligjit.

Masa e sigurisë “arrest me burg” në Kodin e Proçedures Penale, renditet e parafundit në llojin e 7 masave shtrënguese që parashikon legjislacioni penal, mes të cilave ndalimi i daljes jashtë shtetit, detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, garancia pasurore, apo arresti në shtëpi. Numri i të paraburgosurve në Shqipëri, në raport me popullsinë e burgjeve në tërësi ka qenë i lartë në dy dekadat e fundit. Në vitin 2001 ai ishte 47.8 %, e totalit, në vitin 2015 u ul në rreth 30%, ndërsa pas këtij viti që përkon dhe me nisjen e reformës në drejtësi, ka ardhur duke u rritur ndjeshëm dhe sot është është rreth 59%.

Shqipëria gjithashtu ka një numër të lartë edhe të të dënuarve me vendim të formës së prerë, rreth 180-190 të dënuar për 100 mijë banorë krahasuar me mesataren europiane prej 140.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds