Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Çela është deputeti i Lushnjes, ndërsa thirrja e tij në SPAK ka të bëjë me shpërthimi tragjik në Lushnje me 2 viktima e 7 të plagosur. Magazina ku ndodhi shpërthimi thuhet jo zyrtarisht se po ndërtohej nga deputeti Bujar Çela i cili gjithashtu mbeti i plagosur . Për punëtorët babë e bir të cilët humbën jetë në vinç, Bashkia e Lushnjës ofroi 500 mijë lekë për shpenzimet e ceremonisë mortore.
Një sërë pikëpyetjesh ngrihen ende, në lidhje me shkaqet që e sollën dhe kushtet e sigurisë në punë.