Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë 35KV dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Mësohet se linja e tensionit të lartë ka rënë mbi depozitën e gazit, e cila furnizonte dy magazina të bizneseve.
Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën dy shtetas , dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti Bujar Çela, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore. Landi Verçani dhe i biri janë viktimat që kanë humbur jetën në shpërthimin e fuqishëm.
Ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.
Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
Nga burimet në vendngjarje mësohet se viktima quhej Roland Hoxha.
Në vendngjarje mbërriti dhe ministri Taulant Balla bashkë me drejtues të lartë të policisë.