Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë. Mësohet se shpërthimi shkaktoi shembjen e disa shtëpive në zonën Tarwekamp rreth orës lokale 06:15. Gjithashtu ekipet e shpëtimit janë në kërkim të rreth 20 personave që mendohet se kanë qenë aty në momentin e shpërthimit.

Ndërsa katër të tjerë raportohet se janë nxjerrë nga rrënojat deri më tani. Megjithatë shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Por mediat holandeze thonë se policia ësntyë vendosur në kërkim të një automjeti e cila u largua me shpejtësi pak çaste pas incidentit. Kryebashkiaku Jan van Zaanen ka shkuar në vendin e ngjarjes për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit. Disa kate të ndërtesës duket se janë shkatërruar.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds