Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. R., 21 vjeç, banues në Fier, pasi ka aplikuar për pasaportë biometrike, duke përdorur të dhëna të rreme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin I. R., 43 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se i ka vjedhur valixhen me sende personale, një 34-vjeçareje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin D. B., 49 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për shtetasen K. Sh., 34 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, pasi ka kanosur me sende të forta, një 48-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds