Flamuri i përmasave gjigande , 800 metër katrorë , dhe 5000 flamuj të vegjël do të zbukurojnë një segment rrugor prej 1 km në hyrje të Rrëshenit për festat kombëtare të 28- 29 Nëntorit.
Aktivitetet janë organizuar nga Shoqata Kombëtare për Unitet dhe Bashkim Kombëtar , që ka ekspozuar një tjetër flamur 30 metra katror , në aksin rrugor Fier- Vlorë duke ngjallur admirimin e qytetarëve të shumtë.
Sakaq gjatë ditëve të festave në Mirditë do të jenë të pranishëm 100 trupa të UÇK- së, si dhe patriotë të shumtë nga diaspora.
Eshtë zgjedhur pikërisht Mirdita si krahinë qëndrestare ndaj regjimeve të ndryshme duke filluar që nga periudha e Skërnde