Zjarrfikësit e Lushnjës i janë përgjigjur në kohë thirrjes për një zjarr që ra në Pluk. Në momentin që kanë mbërritur në vendngjarje, banorët e zonës e kishin izoluar zjarrin e rënë në një magazinë pas një banese. E zonja e shtëpisë kishte dashur të digjte disa mbeturina, por zjarri I kishte dal nga kontrolli duke marrë përmasa të mëdha e kishte djegur disa materjale në magazinën e vjetër. Pasi kanë hyrë për të fikur zjarrin, efektivët e zjarrfikëses kanë konstatuar në magazinë gjashtë bombola të mëdha që sipas zjarrfikësve nuk kanë shpërthyer nga nxehtësia. Zjarrfikësit kanë njoftuar sektorin përkatës në ministri. Sipas Përgjegjësit të Sektorit Zjarrfikës Lushnjë Xhezmi Metushi qytetarët duhet të njoftojnë për këto lloj bombolash dhe nuk duhet t’i mbajnë në afërsi të banesave, sepse në rast shpërthimi mund të kishte një tragjedi.
Stina e zjarreve ka nisur dhe bashkëpunimi duhet të jetë në nivele shumë të larta edhe nga vetë qytetarët duke njoftuar si policinë ashtu dhe zjarrfikësit.