Rruga drejt jugut të Shqipërisë pas një jave do të jetë më e shkurtër.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamjet nga punimet e tunelit të Llogarasë që do të hapet më 5 korrik 2024.

“Për Dhërmi nga Tuneli spektakolar i Llogarasë. Edhe pak ditë hapja për qarkullimin e lirë”-shkruan Rama.

Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.

Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusat, dhe jo për ato me tonazh të rëndë.

Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds