Në Shqipëri që të quhesh i arsimuar dhe me një profesion duhet të kesh patjetër diplomë universitare për mjekësi, inxhinjeri, juridik etj. Por për profesionet e tjera që duhen në përditshmëri cfarë ndodh? Tregu shqiptar sidomos kohët e fundit ka nevojë për zanatcinj në zanatet si kuzhinier, hidraulik, mekanik, zdrukthtar etj. Për të mbuluar këto nevoja të vendit është Arsimi profesional që përgatit njerëzit për të punuar në profesione të caktuara, si p.sh. në tregti, zejtari, teknikë, apo edhe në profesione të tilla si inxhinieri, kontabilitet, infermieri, mjekësi, arkitekturë etj.

Shkolla profesionale Mekanike Bujqësore “Hasan Dervishi Gina” është hapur në Lushnjë në vitin 1970 dhe vazhdon të nxjerrë nga bankat e saj zanatçinj të vërtetë. Drejtori i shkollës Ardian Prifti thotë se sivjet kuota e pranimit është arritur me 135 nxënës dhe po rritet çdo vit, sepse ndërgjegjsimi i qytetarëve për rëndësinë e arsimit profesional është në rritje. Degët janë Shërbimet e mjeteve të transportit, Elektrikë dhe Tik Gjithashtu do hapen disa degë të reja vitin tjetër shkollor me një investim nga Ministria e Arsimit.

Nxënësit që frekuentojnë këtë shkollë shprehen të kënaqur për zgjedhjen që kanë bërë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *