Nxënësit e shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”  organizuan sot  “Lojërat Olimpike 2023”

Ky  aktivitet tashmë është kthyer në traditë dhe ka ngjallur një ninteres të  në rritje tek nxënësit pjesëmjarrës.

Në fillim të aktivitetit u  demonstrua një hyrje e bukur ku vajza mbante flakën olimpike kurse dy djemtë parakalonin me  flamurin kombëtar.

Nxënësit të përgatitur mw sw miri nga mësuesi i edukimit fizik Klevis Gjoni krijuan rrathët olimpik dhe e pasuruan  aktivitetin me kërcime dhe lojëra interesante.

Me emocione u përcoll krejt ceremonia e cila u  shoqërua nga ritmet e muzikore te pershtatshme me  ngjarjen duke ia shtuar  gjallërinë aktivitetit.

 Uniforma e nxënësve  ishte gjithashtu në harmoni me qëllimin e aktivitetit dhe e përqasur  me ngjyrën e rrathëve olimpik.

Lojërat Olimpike ishin gërshetuar edhe me kercime e recitime te cilat  lanë mbresa tek shikuesit e vegjël.

Përmes lojërave të ndryshme realizohej më së miri qëllimi i aktivitetit ku vihej re masivizimi dhe dalja në  dukje e elementëve më të shkathët që ishin edhe sfida e lojërave olimpike 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds