Sot u zhvilluan finalet e Kampionatit të Volejbollit për vajza dhe djem mes shkollave 9-vjeçare publike e jopublike të Bashkisë Lushnjë. Palestra e shkollës “Foto Puka” u bë fushëndeshja për kupën e kampionëve të vegjël në volejboll.
Në finale për vajzat u ndeshën shkolla 9 vjeçare “Dhimitër Mino” Bubullimë me shkollën 9 vjeçare“Hasan Seferi” Gramsh. Pas një loje të fortë dhe emocione shkolla 9- vjeçare“Dhimitër Mino” fitoi me rezultatin 2-1.
Ndërsa për djem në finale u ndeshën shkolla 9 vjeçare “Skënder Libohova” me shkollën 9 vjeçare “Dhimitër Mino” Fituese doli përsëri shkolla “Dhimitër Mino” me rezultatin 2-1. Në përfundim u shpërndanë çertifikata për ekipet finalistë.
Qendra Kulturore e Fëmijëve, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar me mbështetjen e Bashkisë Lushnjë organizoi për dy javë me radhë Kampionatin e Volejbollit mes shkollave 9 vjecare te qytetit publike e jo publike. Në këtë aktivitet morën pjesë 18 shkolla. Eventi sportiv u ndoq nga dhjetra nxënës, mësues dhe prindër.