Shqiptarë e italianë u arrestuan nga karabinierët në kuadër të një operacioni, të drejtuar nga prokurori Claudio Cicchella, ndaj një rrjeti që trafikonte dhe shpërndante drogë.

Operacioni nisi mëngjesin e së martës jo vetëm në provincën e Perugias, por edhe në ato të Fermo, Frosinone dhe Siena me mbështetjen e ushtarëve nga komandat lokale provinciale, si dhe me mbështetje nga ajri.

Hetimet kanë zgjatur për pothuajse 1 vit, ndërsa të arrestuarit janë shqiptarë e italianë të moshave 19-44 vjeç, të cilët furnizonin dhe menaxhonin disa pika trafiku droge midis Spoletos dhe Foligno.

Grupi operaonte në shpërndarjen e dozave të kokainës.

Të arrestuarit dyshohet se drejtonin një biznes të rëndësishëm si rezultat i shitjes së lëndës narkotike. Në veçanti, shqiptarët që jetonin në Foligno, tashmë të gjithë në burg, furnizoheshin me disa kilogramë kokainë në muaj nëpërmjet një kanali furnizimi që të çonte përsëri në bregdetin e Marche dhe që i referohej një përfaqësuesi vendas, bashkatdhetarit të tyre, i cili gjithashtu ndodhet në burg.

Përveç sekuestrimeve, u vëzhguan edhe ngarkesa të shumta kokaine nga disa prej të dyshuarve, por edhe shumë episode të ndalimit dhe shitjes së mëvonshme të drogës, ku përfshiheshin disa kilogramë lëndë narkotike e cila, nëse do të hidhej në territor, do të kishte një vlerë të konsiderueshme.

Kokaina, sapo mbërrinte në destinacionin e saj në periferi të komunës Foligno, groposej dhe më pas merrej pjesë pjesë prej tyre për t’u shpërndarë.

Gjatë hetimeve, ushtria gjeti, të fshehur në pyll, një paketë me rreth 450 gramë kokainë, si dhe 500 gramë marijuanë të sekuestruar, e cila nëse shitej me pakicë do të sillte rreth 60,000 euro.

Në të njëjtën kohë me arrestimet u kryen kontrolle në banesa, automjete dhe në dy objekte tregtare të cilat bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e disa dozave lëndë narkotike, peshore dhe material paketimi, si dhe rreth 40 mijë euro cash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds