Gjatë muajve të verës qyteti i Lushnjës po krijon një traditë të re, atë të shëtitjeve të mbrëmjes nga ora 19:00-22:00 në shëtitoren “Kongresi”. Bashkia ka vendosur ndalimin e qarkullimit të automjeteve në bulevardin kryesor të qytetit në të cilin banorët dalin për të shëtitur. Bllokimi i automjeteve nga rrethrrotullimi pranë Poliklinikës deri në qendër të qytetit ka nisur të zbatohet që ditën e djeshme Devijimi i automjeteve bëhet nga Poliklinika në rrugën “Marin Barleti” dhe kalon tek rruga pranë shtëpisë muze “Kongresi i Lushnjës”.
Ecja në rrugën pa makina së bashku me familjen apo shoqërinë mbrëmjeve të verës, kur i nxehti përvëlues bie është një nga veprimtaritë e cila është mirëpritur nga banorët e Lushnjës. Ardhja e emigrantëve gjallëron qytetin edhe shton fluksin e lëvizjeve. Por disa qytetarë jashtë kamerave janë shprehur të pakënaqur me kohën e paktë sipas tyre të shëtitjes.
Policia Bashkiake gjatë këtij orari vendos makinat në hyrje e në dalje të shëtitores për të parandaluar lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.