Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në një azil pleqsh në Tiranë, ku një i moshuar goditi me bastun hekuri, duke i shkaktuar vdekjen shokut të tij të dhomës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një dhomë të azilit ku dy të moshuarit janë konfliktuar me njërin-tjetrin për krevatin.

Mësohet se autori, shtetasi Zyhdi Shehi, 78 vjeç, i ka thënë shokut të tij të dhomës se “pse më ke zënë krevatin”.

Autori e ka qëlluar disa herë me bastun në disa pjesë të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.

Viktima është identifikaur si shtetasi Virxhil Vesho.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa ndodhet në polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds