Plagoset një 13-vjeçar pas një sherri në Tiranë, katër adoleshentë shoqërohen nga policia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 13-vjeçar është plagosur pas një konflikti me bashkëmoshatarët pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

I mituri, i cili ka marrë goditje kryesisht në kokë dhe hematoma në trup, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës. Fatmirësisht, gjendja e tij raportohet e stabilizuar.

Sipas burimeve, sherri ka shpërthyer pas përfundimit të një ndeshjeje basketbolli, duke përfshirë pesë adoleshentë. Policia ka shoqëruar katër prej tyre në komisariat dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për dhunën mes të miturve dhe mungesën e masave parandaluese në mjediset sportive.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds