Policia në Divjakë njofton se ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një shtetase, pas sherrit për një pronë, e cila është publike.
Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një 63-vjeçar, që mori pjesë në konflikt i cili është vjehrri i shtetasit të shpallurit në kërkim.
Komisariati i Policisë Divjakë njofton se shpalli në kërkim shtetasin R K, 35 vjeç, si dhe procedoi penalisht vjehrrin e tij shtetasin F D, 66 vjeç, dhe shtetasen N G, 63 vjeçe, të 3 banues në fshatin Karavasta e Re.
Këta shtetas janë konfliktuar midis tyre për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi.
Shtetasi i shpallur në kërkim R K, gjatë konfliktit dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri shtetasen N G. Po punohet për kapjen e tij”.