Sherr masiv mes të rinjve në qendër të qytetit të Korçës ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne.bëhet me dije se në konflikt janë përfshirë disa të rinj, duke u goditur me njëri-tjetrin.
Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në sherr.
Mësohet se deri më tani, nga dëshmitarët okularë, janë shoqëruar rreth 10 persona. Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.