Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar i revoltuar për skandalin tek Spitali Onkologjik në QSUT, ku u dhanë masa për mjekë dhe persona të tjerë përfshirë.

Ai e konsideron çnjerëzore dhe të neveritshme skemën me të cilën ata vepronin në kurriz të pacientëve me sëmundje tumorale.

Postimi i plotë i Braçes:

“Çnjerëzore!

Çnjerëzore!

Ajo që ka ndodhur me një grusht mjekësh në klinikën Onkologjike është e tillë- çnjerëzore.

Ata vete jane deshmuar te tille!

Dua qe te jene vec ai grusht, te mos kete funksionuar ajo shprehja “sheh rrushi rrushin e piqet” per keq, ne Maldive!

Shikoni, te besh populistin ne nje ngjarje si kjo eshte e thjeshte, merr gjithe vleresimin e dashurine e njerezve;

Por eshte po aq cnjerezore sa akti i atij grushti mjekesh kunder njerezve ne nevoje mjekesore, familjareve te tyre.

Ndaj duhet të jemi të drejtë, racionalë, që kjo të mos përsëritet më.

Cfare ka ndodhur e qe eshte ne drite te diellit me ne fund, e pastimuluar nga organet ligjzbatuese-thjesht e dokumentuar prej tyre, eshte komunikim mes mjekesh dhe sistem i krijuar prej tyre; i paligjshem dhe vetem mes tyre;

Kete nxorren hetimet! Minister, zv minister etj nuk hyjne ne kete akt, nuk jane perfshire ne kete sistem!

Pra, ka qenë një system çnjerëzor i tyre, atij grushti mjekësh!

Por deshmon;

Sistemi i referimit, 2. Sistemi i pranimit ne spital, 3. Sistemi i planifikimit, 4. Sistemi i listes pritese, 5. Sistemi i tarifes publike, 6. Sistemi i kontrollit te kostove buxhetore per cdo te semure, 7. Sistemi i kontrollit dhe transparenca e tyre, nuk kanë funksionuar.

Mbi to, ai pushtet i drejtuesit te klinikes, por edhe i ketyre mjekeve-te pranoj une, te planifikoj une, te operoj une, ta kam jeten ne dore une, eshte kthyer ne sistem te tyre, ushqyer nga grykesia e neveritshme!

Ne kete pike, kam nje thirrje per shefen e asaj klinike;

Mendohu, vlerëso, merr përgjegjësi dhe largohu nga drejtimi. E thjeshte deshtove; shkove pertej me ate xhiro llafesh qe ke konsumuar me ata mjeke per te tjere mjeke korrekt aty!

Ne ane tjeter, Qeveria, ministria ka drejtimin politik te sektorit, ben politika dhe gjen parate publike per te paguar keto politika;

Te blesh me milione euro teknologji per terapi te fundit, deshmon se ke qene aty; por qe nje grusht administratoresh e mjekesh te mos ti vene ne pune qellimisht, nga korrupsioni, nga padija apo mos organizimi, kjo te ndodh prej me shume se nje viti, deshmon se sistemi i kontrollit edhe ne kete nivel nuk ka funksionuar!

Shikoni, mua me kane qeshur per ato kontrollet qe beja ne pike te mengjesit, nuk isha teknologjik; e beja qellimisht, nuk doja te shihja analizat ne leter te sistemeve-te rreme, doja te shihja me sy;

Ja qe qenkan te domosdoshme, sic eshte e domosdoshme te flasesh me njerezit ne keto klinika, ne to vjen e gjithe Shqiperia!

Vec pune eshte edhe njerëzillëk!

Kjo nuk duhet të mungojë!

Ne fund;

Nuk dua qe kjo ngjarje çnjerezore te harrohet neser-dita e trete; per mua duhet te jete ato jo per te perdjekur kend, por si një linjë e kuqe ku nuk duhet të arrihet!

Ne ane tjeter, e gjitha kjo, nuk duhet te sherbeje për të nëmur shërbimin public, larguar njerëzit në nevoja mjekësore nga ky shërbim apo lënë të varfërit pa shërbim mjekësor!

Nuk dua qe kjo te vleresoje gabimisht, mbivleresoje e çoje njerezit drejt sistemit privat, monopolit spitalor e të shtrenjtë.

Mos e beni kete!

Mos i braktisni mjekët që ndershëmrisht e me përkushtim ju kanë shërbyer prindërve tuaj, ju kanë pritur ju, ju kanë rritur, kanë pritur fëmijët tuaj dhe po i rrisin shëndetshëm ata”, shkruan deputeti socialist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds