SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulmet në Siri dhe Irak për të synuar milicitë, aleate me Iranin. Hakmarrja e premtuar nga presidenti Joe Biden ka mbërritur pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në kufirin midis Jordanisë dhe Sirisë.

Bastisjet kishin në shënjestër 85 objektiva dhe në total u hodhën 125 bomba me eksploziv të lartë. Në rrjetin social X vijnë dhe pamjet e para të sulmeve amerikane në perëndim të Irakut afër kufirit me Sirinë.

“Hakmarrja jonë filloi sot e do të vijojë në kohën dhe në vendet që do të vendosim ne. Shtetet e Bashkuara nuk duan konflikt në Lindjen e Mesme apo kudo tjetër në botë.Të gjithë ata që duan të na lëndojnë duhet të dinë: Nëse lëndoni një amerikan, ne do të hakmerremi”-deklaroi Biden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds