Zona e Imshtes në Lushnje është një nga zonat ku prodhohet më shumë shalqi, pas Divjakës.

Por ndryshe nga vitet e tjera, fermerët ankohen se çmimi me të cilin po detyrohen të shesin është shumë herë më i ulët.

Ngrohja globale këtë vit ka bërë që disa shtete të cilët dilnin në prodhim pas vendit tonë të dalin me herët, dhe si pasojë uli ndjeshëm kërkesën nga Shqipëria.

Fermerët thonë se çmimet më të cilat po detyrohen të shesin nuk mbulojnë kostot e tyre duke i detyruar të mbajnë prodhimin në arë, e më keq akoma duke shtyrë shumë fermerë drejt falimentimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds