Serbia po përdor të miturit në Mitrovicën e Veriut për të shpërndarë mesazhe me përmbajtje ultranacionaliste, kjo edhe për të shmangur përgjegjësinë penale. Të dielën e 6 korrikut, Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur dhe më vonë e la të lirë, pasi u kap duke vendosur letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur 83 letra ngjitëse. Sipas Policisë, për këtë rast u arrestuan edhe katër të mitur të tjerë, në shtëpitë e të cilëve u gjetën dhe u sekuestruan “dëshmi që lidhen me rastin”. Letrat ngjitëse janë të tifozëve, Delije, të ekipit serb të futbollit, Cërverna Zvezda Ylli i Kuq.

Gjetja e këtyre letrave ngjitëse në Mitrovicë të Veriut, vjen pasi më 30 qershor në katër komunat në veri të cilat banohen nga shumicë serbe, u shfaqën pamflete me fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shoqëruar me mesazhin “komandant suprem, po të presim”.

Për shfaqjen e këtyre pamfleteve është hapur një hetim për “nxitje të urrejtjes”, ndërsa Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij rasti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds