Policia serbe ka arrestuar një person (dyshohet shqiptar) të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë. Këtë lajm e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Me anë të një lajmërimi për mediat, Ministria e Serbisë tha se në pranga është vendosur personi me inicialet F.K, 56 vjeç.

Ai dyshohet se ka kryer “krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë serbe në Koshare në maj 1999”, sipas Daçiç.

“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar për intervistim dhe procedim të mëtejshëm të Prokurorisë për krime lufte të dyshuarin F. K. (1968)”, thuhet në njoftimin e MPB serbe.

Njoftimet janë disi të paqarta dhe nuk dihet se kur është arrestuar ky person.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds