37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro të vëllezërve J.H. dhe G.H  janë sekuestruar nga Prokuroria Fier, pasi dy vëllezërit janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të Prokurorisë, këto pasuri dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit, ndërsa dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve”.

Prokuroria e Fierit ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogaritë bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregëtare, etj, me vlerë mbi 2.5 milion Euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve J.H. e G.H., si më poshtë:

Pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 375.4 m², bodrum garazhde, papafingo, apartamente me vendodhje në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier dhe një “Magazinë” në rrugën interurbane kryesore “Fier-Lushnjë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds