Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues i Parë Lorenc Panganika, së bashku me Prokurorin Petrit Vukaj dhanë një konferencë për shtyp për gazetarët, mbi rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar “Vakumi”. Gjate ketij operacioni u bë i mundur goditja e një grupi kriminal që siguronte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe droga te forta me qëllim trafikimin drejt shtetit Grek dhe jane sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe gjysëm kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, thotë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Lorenc Panganika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *