Kuvendi i shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e radhës plenare, seancë e cila ka nisur që në fillim me tensione.

Shkak për këtë duket se ka qenë opinioni i publikuar ditën e djeshme nga Komisioni i Venecias në lidhje me kërkesën e Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës.

Debate parashikohen se kanë nisur edhe nga reagimi i djeshëm i opozitës dhe mazhorancës pas publikimit të opinionit, ku secila pale e lexoi ndryshe duke pretenduar se kishin të drejtë.

Gazment Bardhi kërkoi kryeministrin Edi Rama në interpelancë për Francesco Becchettin.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali duke i kërkuar të lejojë Flamur Nokën të flasë nga foltorja.

“Ne nga Lushnja kemi edhe frikë kur na bërtet kështu. Mos na vono, jepi fjalën të mbarojë 3 minutëshin”, u shpreh Korreshi.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës socialiste nga foltorja e Kuvendit.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds