Së shpejti një muze vendor, pikërisht në Rroskovec do ti shtohet listës së muzeve në vendin tonë. Kjo iniciativë është vënë në rrugën e realizimit dhe së shpejti pritet të bëhet realitet. Sipas kryebashkiakes Majlinda Bufi zbatimi i iniciativës për kthimin e godinës së ish -bashkise së qytetit që daton nga viti 1926 , ka marrë jetë , për ta kthyer në muze. Sipas saj ky institucion do ti sherbejë promovimit të vlerave dhe traditave vendore te zonës , por edhe zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme kulturore.
Shtimi i një objekti për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike është një iniciativë pozitive . Për historianin Ilirian Gjika është njëvzhvillim i ri kulturor për Bashkinë e Rroskovecit teksa ka theksuar se kjo nismëm mund të shtrihet edhe në Bashki të tjera, aty ku ky institucion mungon.
Sipas historianit Gjika zona ka mjaft resurse të trashëgimisë kulturore që mund të ekspozohen aty per tu shërbyer si vizitorëve vendas , por edhe turistëve që dëshirojnë të njihen me historinë dhe traditat e zonës.
Aktualisht po vijon mbledhja dhe dhurimi i objekteve me vlera historike si edhe sistemimi i materialeve në hapësirat e brendshme të godines së re të muzeut.