Savra ndodhet 3 Km në jugperëndim të qytetit të Lushnjës, prej Kohësh,fjala savër përdorej me kuptimin “fushë e hapur”
Si vend u përmend për herë të parë nga beteja që u zhvillua këtu në 18 shtator të vitit 1385. Dy prijës shiptarë, Balsha Il i Shkodrës dhe Karl Topia i Durrësit, sikur nuk e kishin armikun te dera, u ndeshën me njëri-jetrin per zgjerim zotërimesh
Dhe kulmi i ironisë e cinizmit të historisë hordhitë inatçore turke u shfaqën për herë të parë në trojet tona, si aleatë në favor te Karl Topisë kundër vëllait shqiptar.
Ishin rreth 5000 kalorës osmanë me komandant Timurtesh pashën, bejlerbeun e Rumelisë, ushtarak i aftë e mizor. Ai ishte diku në kufijtë e Arbrit dhe e kuptoi se i erdhi fati në dorë. Meqë Karl Topinë e kishte të rrethuar në Durrës, Balsha II nxitoi t’u dalë osmanëve në betejë ballore.
E përbëre nga vetem 1000 kalorës, ushtria e tij e zbuloi armikun sapo kaloi urën e Kuçit dhe me gjithë thirrjet e ndihmësve për të mos u ndeshur menjëherë, Balsha II hyri në betejë.
Autorë të ndryshëm theksojnë se ka qënë beteja më e përgjakshme e parë ndonjëherë, me shumë të vrarë nga të dyja kampet.
Sipas kujtesës popullore të trashëguar, gjaku mbuloi dhenë dhe lumin Seman, që atëherë kalonte aty, kishte vetem uje të kuqë.Balsha Il u vra dhe koka e tij, sipas regullit osman, u dërgua te sulltani. Ushtria turke nuk lëvizi më dhe nisi ekspasionin e dytë serioz për të zabtuar tërë Arbërinë.Dhe goditjen e radhës Timurtesh pasha ia dha mikut të tij,Karl Topisë.
Shkëputur nga libri Lushnja Toka dhe njerëzit nga Niko Ferro dhe Andrea Liko